Loading...

Një lajm i trishtë është bërë me dije mëngjesin e sotëm.

Indrit Çelaj, 26-vjeçari që e vranë me plumb në kokë ka ndërruar jetë pak minuta më parë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

I riu ishte duke kryer punime për kondicionimin e vilës 3-kateshe që ndodhet pranë një blloku pallatesh mes rrugës “Myslym Shyri” dhe rrugës “Muhamet Gjollesha” në pronësi të B. K. dhe pas një konflikti të çastit me L. V, i cili dyshohet se është eshe kolegu i tij, e qëlloi në kokë me armë zjarri pistoletë dhe u largua menjëherë nga vila. Ai është shpallur në kërkim.

Loading...
Loading...
Loading...