Pesë ish-zyrtarë nga Ministria e Drejtësisë kanë paditur në gjykatë ministren Etilda Gjonaj, pasi nuk janë dakord për shkarkimin e tyre nga puna.

Kështu, Gerhad Xhafa, Valbona Kryemadhi, Petrit Bakiu, Arlind Arapi dhe Bledar Kabashi janë ish-punonjësit që kanë ngritur padi për ministren e Drejtësisë, ndërsa kërkojnë që të shfuqizohet urdhri i ministres për shkarkimin e tyre.

 

Ndërkaq, kujtojmë këtu se në fillim të këtij viti, pikërisht më 5 janar Ministjra e Drejtësisë shkaktoi “furtunë” në Hipoteka. Ajo shkarkoi 8 punonjës, pas ankesave në portalin “Shqiperiaqeduam.al”.

loading...