Loading...

Delinda Disha është një ndër aktoret më të njohura të spektaklit “Portokalli”, e famshme për rolet e saj si drejtoresha e tatimeve, bashkëshortja tek “çifti i lumtur”, Miss Dhoqina etj. Por aktorja e njohur Delinda mesa duket do largohet nga ”Portokalli” pas 4 vitesh. Themi këtë pasi Turjan Hysko nëpërmjet një postimi në Instastory zbuloi se në programin më të ri në Klan do e shohim aktoren.

Turi tregon se Delinda do i bashkohet, “Klanifornia Show”, emision ky që ka bërë bashkë emra të njohur për publikun. “Delinda Disha në “Klanifornia”! Ku qëndron problemi këtu?”, shkruan Turi mbi foton e saj. Delinda nuk ka bërë një deklaratë zyrtare për largimin e saj nga “Portokalli”.

Loading...
Loading...
Loading...