Loading...

Një i ri nga Elbasani ka humbur jetën pasi motori i tij u përplas nga një furgon. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Villamarina di Cesenatico të Italisë.

Viktima është Ledio Cërriku, raporton ‘Ansa’, i cili ditën e mërkurë do të festonte ditëlindjen dhe do të mbushte 20 vjeç. Ai banonte prej vitesh në qytetin Romagna.

Ledio Cërriku, teksa udhëtonte me motorin e tij, u përplas nga një furgon tip ‘Fiat’, duke përfunduar nën rrotat e mjetit. Edhe pse kishte vendosur kokore, fatkeqësisht Ledio Cërriku nuk mundi t’i mbijetonte përplasjes.

20-vjeçari goditi kokën në asfalt, gjë që i shkaktoi vdekjen.

Në vendngjarje shkoi menjëherë ambulanca, por pavarësisht përpjekjeve të ndihmës së shpejtë, nuk mundën ta mbanin në jetë të riun shqiptar.

Policia italiane ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.
Infoelbasani.al i shpreh ngushëllimet familjes Cërriku për humbjen e djalit të dashur të saj!

 

Loading...
Loading...
Loading...