Loading...

Prej kohësh këngëtari shumë i dashur për publikun, Ledri Vula, përflitej se kishte nisur një lidhje të re dashurie me një vajzë që quhej Sara.

Askush nuk e njihte atë dhe profili i saj mbahej sekret. Por dasma e vëllait të Gjikos e ka nxjerrë zbuluar reperin që numëron shumë adhuruese femra.

Ledri ishte i ftuar bashkë me partneren e tij Sara Hoxha, ku të dy postuan mbrëmë foto e video pa njëri-tjetrin në profilet përkatëse në Instagram.

Por në një video të publikuar nga një faqe fansash e reperit, çifti shfaqej më i dashuruar se kurrë. Në momentin që të gjithë po kërcenin në pistë bashkë me çiftin e sapomartuar, Ledri shkoi menjëherë të Sara, e kapi atë prej beli dhe të dy nisën të kërcenin.

Loading...
Loading...
Loading...