Loading...

leket e seksit

Policia e Tiranës ka shkatërruar një bazë prostitucioni në periferi të kryeqytetit.

Gjatë operacionit të koduar “Deep” janë vënë në pranga: 61-vjeçarja me inicialet A. Sh., 31-vjeçari me inicialet S. H., 24-vjeçarja me inicialet A. H., si dhe 30-vjeçarja me inicialet N. Z.

61-vjeçarja lokalin (restorantin) e saj në Bërzhite e kishte kthyer në një vend ku kryhej prostitucion.

Kamarieret, 24-vjeçarja A. H., dhe 30-vjeçarja N. Z., ishin ato që shisnin edhe trupin kundrejt pagesës 3000-5000 lekë të rinj. Gjatë operacionit të policisë në flagrancë u kap 31-vjeçari S. H., duke kryer marrëdhënie me 24-vjeçaren A. H.


Gjatë këtij operacioni policia ka sekuestruar:

Godinën Bar-Restorant

Hotelin në pronësi të shtetases B. Sh

4 aparate telefonik

3.953.400 lekë te reja

2300 Paund

3390 Euro

50 Dollar Australianë.

Loading...
Loading...
Loading...