Loading...

Ngjarje e rëndë në një fshat të Librazhdit. Një vajzë e re pi një grusht me paracetamol dhe përfundon ën gjendje të rëndë në spital.

Rasti u regjistrua në fshatin Bardhaj. Në kushtet e tronditjes së rëndë nervore A.B. 18 vjeçe është mbyllur në dhomë në banesën e saj dhe ka pirë 19 kokrra paracetamol.

Gjendja e vajzës ka ardhur duke u përkeqësuar dhe vetëm kur po manifestonte shenja të rënda helmimi u ka treguar familjarëve. Ata e kanë dërguar menjëherë në spital dhe aktualisht ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan për vlerësim. Një grup hetimor po punon për të zbardhur rrethanat që detyruan vajzën që të ndërmarrë aktin fatal.

Loading...
Loading...
Loading...