LIBRAZHD/ Denoncim nga fshati Dragostrunjë: “Nuk më lejojnë të kaloj në shtëpinë time, bashkia të bëj diçka se po vritemi”

Pas një skandali disa muaj më përpara ku nusja e djalit ka dhunuar vjerrën e saj 56-vjeçare në Dragostrunjë të zonës së Librazhdit.

Siç duket skandali thellohet akoma.  Ahmet Kulli ka kërkuar divorcin zonjës Zenepe Bici kjo për shkak të skandalit që prej tij quhet vetëm nje shpifje dhunimi I 56-vjeçare  nga gruaja e djalit. Pas divorcit edhe pse në moshë të vjetër Ahmet Kulli ndan shtëpinë përgjysmë me ish gruan e tij, ndërkohë ai ka pothuajse 5  vjet që bashkëjeton me gruan e djalit i cili ndodhet në Angli.

Kryeplaku i fshatit i cili ka bërë të mundur ndarjen e pasurisë përgjysmë midis Ahmet Kullit edhe Zenepe Bici e cila sic duket në foton e mëposhtme mban e vulën e Kryetarit të fshatit Dragostunjë.

Në fakt të gjitha marrëveshjet që janë miratuar nga të dy palët nuk janë marrë parasysh nga Ahmet Kulli duke mos e lejuar as të kaloj në rrugën e përbashkët që kanë tashmë të dy familjet brenda një shtëpie. E moshuara  nën presion e rëndë psikologjikë nga kërcënimet e shumta nga Ahmeti si dhe nusja e djalit e kanë bërë situatën akoma më të rënduar duke u drejtuar gjykatave që e mbajnë  çështjen pezull.

Pas shumë denoncimeve të bëra nga vete Zenepe Bici në bashkinë e Librazhdit asgjë prej tyre nuk janë marrë parasysh nga kompetencat përkatëse duke e refuzuar vazhdimisht.

Pas një deklarate të zonjës Zenepe Bici e cila ka denoncuar rastin  saj në portalin “Vatra shprehet se”: “ Kur na ndau Elmi Bici (Kryeplaku i fshatit Dragostrunjë) ishim dakord përgjysmë, por kjo nuk u realizua prej kryeplakut Elmi Bici që më kanë bllokuar çdo gjë.  Kam është ujin e pijshëm nga lart shtëpisë por nuk ma le zoti Ahmet, kasollen e kemi përgjysmë as atë nuk më lë, rrugën e kemi të përbashkët as ty nuk më lë të kaloj, kam pusin drejt arës time  as atë nuk ma lenë. Unë deklaroj se: Ahmeti të mbaj ujin lart ndërsa unë të mbaj pusin poshtë që është edhe pa rregulluar. Ju lutem dua drejtësi nuk dua telashe as me policinë as me njeri por ato që kemi rënë dakord duhet ti respektojmë sepse nëse do vazhdojmë në këtë mënyrë ne do vritemi më keq seç jemi vrarë”- është shprehur ndër të tjera 56-vjeçarj Zenepe Bici.


Nga ana tjetër djali i familjes Kulli i cili momentalisht punon në shtetin e Anglisë ka marrë kërcënime nga vëllezërit e gruas kjo për shkak se sipas tyre ka për ti dhënë një shifër prej 16 milion lekësh të vjetra.

Më poshtë do të gjeni çdo fjalë të shkruar nga Kryetari i Fshatit   Dragostrunjë Ilmi Bici njëkohësisht bashkë me vulën e Njësisë Administrative Librazhd që i cili mohon se e ka shkruar këtë letër edhe pse në të është vula e dhe firma e tij bashkë me gjashtë dëshmitarë: 1-Haxhi Kaca 2- Xhevahir Bici 3-Gëzim Kulli 4-Zenepe Bici 5-Ahmet Kulli si dhe 6- Ilmi Bici:

“1- Pjesa e vizuar është hyrja e Zenepes.
2- Pjesa tjetër është e Ahmet Kulit ndërkohë që do hapi dyert anësore nga perëndimi.
Ndarja e tokës rreth shtëpisë është ndar përgjysmë për sa kemi cituar mësipërm palët kamë rënë dakord.
Procesverbal

I mbajtur sot më datë: 19.02.2016 në zonën e quajtur Plihri i Kullit tek shtëpia e Ahmet Kullit.
Ky procesverbal i mbajtur në prani të dy palëve Ahmet Kullit edhe Zenepe Bicit, Gëzim Kullir , Xhevahir Bici, Haxhi Kaca, si dhe kryeplakut të fshatit Ilmi Bici. Ky procesverbal ka si objekt ndarjen e shtëpisë dhe tokës rreth kësaj përfshirja e palëve kanë rënë dakort. Ndarja është bërë në këtë mënyrë:
1)-2 DHOMA nga Lindja i ka Zenepe Bici
2)-2DHOMA  nga Perëndimi i ka Ahmet Bici
Kasolla përgjysëm  nga lindja i ka Zenepe Bici ndërsa nga Perëndimi Ahmet Kulli. Kemi lënë rrugën nga HYRJA Zenepes si kasollen 2 metër gjerësi deri tek kanali në Perëndim. Ndërsa ka edhe rruga për makinë do jetë e përbashkët dhe pusi që ndodhet në vendin e Zenepe është i përbashkët dhe uji i pijshëm që vjen nga lart  është i përbashkët  dhe njëkohësisht uji vaditës është i përbashkët.

Vatra.al

 

loading...