Loading...
Loading...

 

Drejtonte në gjendje të dehur benzin, por humb kontrollin dhe godet 15-vjeçarin.

Shërbimet e policisë në Librazhd kanë arrestuar në flagrancë shtetasin M.A., vjeç 53, banues në Librazhd, pasi në këtë qytet, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz“ ka humbur kontrollin dhe ka goditur mjetin tip “Kia”, që ishte i parkuar e më pas ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Sh.V.,  15 vjeç banues në Librazhd.

Pas aksidentit, i riu është dërguar menjëherë në spitalin qytetit ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas mjekëve ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndaj autorit janë ngritur akuzat e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të mjetit në gjendje të dehur.  Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Loading...