Loading...


Një 36-vjeçar, që ishte shpallur fitues i ‘Llotarisë Amerikane’ u zbulua se kishte falsifikuar dokumentin e diplomimit të shkollës së mesme.

Çlirim Tupa, nga fshati Zabzun i Librazhdit u arrestua me urdhër të Prokurorisë bashkë me drejtorin e gjimnazit ‘Shefqet Dosku’ në Dorëz Dashnor Hysa.

Zyrtarët e ambasadës amerikane zbuluan se Tupa i kishte paguar 2 mijë € Hysës për falsifikimin e një diplome të gjimnazit.

Por nga verifikimet e Policisë Shkencore, rezultonte se Tupa nuk kishte ndjekur arsimin e mesëm në këtë shkollë.

Pavarësisht pretendimeve të drejtorit se Çlirim Tupa ishte i regjistruar në këtë shkollë, hetimet provojnë të kundërtën.

Loading...
Loading...
Loading...