Loading...
Loading...

 

Veçanërisht gjatë vitit të fundit shtrati i lumit Shkumbin është pastruar disa herë. Por është e pamundur.

Ky lumë vazhdon të prezantojë pamjen e tij të trishtueshme të mbuluar me mbetje urbane ndërsa kjo ka nxitur nxënësit e Librazhdit të ndërmarrin një aksion pastrimi në “Javën Kombëtare të ujit”.

Aktiviteti u organizua nga Shoqata AlbNatyra në bashkëpunim me Bashkinë Librazhd, ADZM Elbasan dhe Shkollën 9-vjeçare “Genc Leka”.

Gjatë mbledhjes së mbeturinave të rinjtë kanë gjetur plastikë, rroba të vjetra, mbeturina të çdo natyre, kafshë të ngordhura e deri të brendëshme, shiringa dhe prezervativë. Mbeturinat u grumbulluan në thasë të zinj dhe u dërguan në vendgrumbullimin e plehrave.

Aksioni i pastrimit të luginës së lumit Shkumbin do të vijojë edhe në 10 pika të tjera ku ndotja është me e madhe. Vendgrumbullimet e mbetjeve urbane pranë lumenjve dhe bizneset që operojn pranë tyre vazhdojnë të jenë ndotësit më të mëdhenj.

Loading...