Loading...

 

Me rastin e vitit të “Skëndërbeut” në Librazhd u krijua Dega e Shoqatës së “Ushtarakëve të liruar”. Në takim merrnin pjesë ish ushtarakë librazhdas me grada të ndryshme.

Tema kryesore ishte:

1- Zgjedhja e kryetarit / sekretarëve

2- Zgjedhja e Kryesisë

3- Evidentimi i të gjithë ushtarakëve në zonën e librazhdit si dhe anëtarësimi i tyre pranë shoqatës duke paguar një kuotacion simbolik vjetor.

4- Plani i punës vjetore

5- Aktivitetet vjetore me rastin e vitit të “Skëndërbeut”

Në përfundim të takimit, të pranishmit zgjodhën si kryetar të Degës së Shoqatës “Ushtarakëve të liruar” Librazhd,  ish ushtarakun Shefki Bahiti me gradën nënkononel. Gjithashtu u zgjodhën sekretarët dhe kryesia prej nëntë anëtarësh.

Në fjalën e tij përshëndetëse kryetari i Degës nënkononel Shefki Bahiti tha “Zona e librazhdit ka pasur një numër të lartë personash që kanë kontribuar në Ushtrinë Shqiptare”. / LIBRAZHDI.INFO

Loading...
loading...