Loading...

 

Parku i Shebenik-Jabllanicës vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes të organizmave kombëtare e ndërkombëtare. Gjatë viteve të fundit është bërë një punë e jashtëzakonshme për ruajtjen dhe mbrojtjen e Parkut. Dhe meritë të veçantë ka në këtë drejtim Administrata e Zonave të Mbrojtura të qarkut Elbasan.

Kamerat e vendosura më parë në këtë park kapën imazhe fantastike të kafshëve të egra të pyllit të cilat po shtohen gjithnjë e më shumë. Mes tyre edhe specia e rrallë, ajo e “Tigrit të Ballkanit”, Rrëqebullit.

Tashmë në këtë park has gjithnjë e më shumë mace të egra, dhi të egra, derra të egër, arinj, kaproj, pa përmendur ujqërit, dhelprat, lepujt, ketrat, etj. Këetyre iu shtohet edhe “simfonia” e zogjve të rrallë.

Përfundimisht tashmë Shebenik Jabllanica mund të konsiderohet si Parku Kombëtar i denjë për tu krahasuar me parqet e kësaj natyre në vendet të ndryshme të Europës.

Drejtori i AZM, Fatmir Brazhda, është shprehur se do të vazhdojë puna për mbrojtjen dhe pasurimin e këtij parku për ta bërë atë një nga atraksionet turistike të njohur brenda dhe jashtë vendit. Por jo vetëm këtë Park. Ai premton se edhe zona të tjera të qarkut janë duke marrë këtë status. Infoelbasani.al

Loading...
Loading...
Loading...