Loading...

Policia e Librazhdit ka identifikuar dhe shpallur në kërkim tre grabitës së banesës së shtetasit Skënder Xhani, i njohur edhe si kunati i Bashkim Finos.
Ja komunikata e Policisë:
Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorët e dyshuar të vjedhjes së banesës së shtetasit S.Xh., ndodhur më datë 07.05.2019.
Policia e Librazhdit në përfundim të veprimeve të para hetimore bazuar në prova të grumbulluara dhe informacioneve të marra në rrugë operative ka bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim policor të 3 shtetasve, 29, 19 e 15 vjeç, të tre banues në Librazhd, të dyshuar si autorë të vjedhjes, ku për arsye hetimore nuk bejmë me dije gjeneralitetet e tyre.
Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit S.Xh., ku kanë marrë një sasi parash dhe disa bizhuteri.
Veprimet proceduriale janë kryer nën drejtimin e Prokurorisë menjëherë sa policia ka marrë njoftim për ngjarjen e ndodhur. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor si dhe për kapjen e autorëve.

Loading...
Loading...
Loading...