Loading...

Vazhdojnë aktet vandale me tabelat dhe sinjalistikën orientuese në rrugët dhe pikat turistike të Librazhdit. Se çfarë pune u prishin këto tabela orientuese disa individëve kjo nuk po shpjegohet dot. Madje ende ata nuk e kuptojnë se këto tabela janë në shrëbimin e tyre si sa i përket sinjalistikës që u mbron kaploqen, ashtu edhe në orientimin e vizitorëve dhe turistëve që sjellin zhvillim në zonë.

Dëmtimet në fjalë janë konstatuar nga Ura e Rrapunit deri në Qafë-Drizë të fshatit Zgosht

Duket se disa individë në këto anë u pëlqen të bëjnë jetë të egër si indigjenët e dikurshëm. Gjithçka që sjell civilizim është e papranueshme për ata.

Pak muaj më parë këta barbarë prishën edhe tabelat orientuese në parkun Kombëtar të Shebenik Jabllanicës.

Policia vendore ka bërë të ditur se ka rënë në gjurmë të tyre por po pret çastin ti kapë me “presh” në dorë. Infoelbasani.al

Loading...
Loading...
Loading...