Loading...

Dhuratë më të madhe në jetën e tyre nuk kanë për të pasur kurrë. Pastaj ka dhuratë më të madhe se sa një shtëpi në këtë botë. Veçanërisht për familjet e varfëra.
Një gjë e tillë u bë realitet nga Kryetari i Grupit Socialist në Parlament, deputeti i qarkut të Elbasanit dhe njëkohësisht koordinator i PS-së në këtë qark, Taulant Balla.
Ja çfarë shkruan Balla:

Në 12 Janar të vitit 2017 pamë nga afër gjendjen e familjes së Lulzim Doskut në fshatin Dorëz, i cili bashkë me tre fëmijët dhe bashkëshorten jetonin në gjendje të mjerueshme, në një banesë e cila ishte tërësisht e shkatërruar.
Në bashkëpunim me sipërmarrjen dhe banorë të vetë fshatit, bëmë të mundur që kësaj familjeje t’i ndërtohet një shtëpi e re me kushte normale jetese, duke mbajtur kështu fjalën e dhënë.
Dua të falenderoj plot miq nga Maqedonia, nga Struga, të cilët mundësuan një pjesë të investimit; pjesa tjetër u mundësua nga shoqata këtu në vend e sipërmarrës, por edhe njerëz të thjeshtë e të zakonshëm të cilët u sensibilizuan nga pamjet që panë përmes TV.
Jemi në fund të vitit, ku dimri ka ardhur po aq i furishëm sa edhe vjet, por kjo familje do t’i gëzohet shtëpisë së re me kushte normale jetese. Unë jam shumë i gëzuar që tre fëmijët e kësaj familjeje janë përfitues të një banese, që u mundëson një jetë normale.
Vetë familjarët, e sidomos fëmijët u shprehën të emocionuar e të lumtur që më në fund do të jetojnë në një shtëpi të re e normale; nuk do të kenë më frikë nga dimri dhe i ftohti.
Emocionet më të bukura dhe më prekëse në këto festa u kurorëzuan me gëzimin në sytë e Olesias, Sabiolës, Orgitos dhe të nënës së tyre të dashur Afërditës, teksa hynin në shtëpinë e tyre të re.
Faleminderit të gjithë atyre që falën sadopak nga vetja, për t’i ardhur në ndihmë këtyre tre fëmijëve.
Sic thoshte Dalai Lama, “qëllimi kryesor i yni duhet të jetë ndihma për të tjerët, e nëse nuk i ndihmojmë dot, të paktën të mos i lëndojmë”.
Qoftë ky qëllimi për secilin prej nesh për vitin 2018!
Gëzuar!

#Gëzuar 🥂 dhe ardhtë i mbarë #2018 për secilin prej jush 🎆🎄🍾

Në 12 Janar të vitit 2017 pamë nga afër gjendjen e familjes së Lulzim Doskut në fshatin Dorëz, i cili bashkë me tre fëmijët dhe bashkëshorten jetonin në gjendje të mjerueshme, në një banesë e cila ishte tërësisht e shkatërruar.Në bashkëpunim me sipërmarrjen dhe banorë të vetë fshatit, bëmë të mundur që kësaj familjeje t’i ndërtohet një shtëpi e re me kushte normale jetese, duke mbajtur kështu fjalën e dhënë. Dua të falenderoj plot miq nga Maqedonia, nga Struga, të cilët mundësuan një pjesë të investimit; pjesa tjetër u mundësua nga shoqata këtu në vend e sipërmarrës, por edhe njerëz të thjeshtë e të zakonshëm të cilët u sensibilizuan nga pamjet që panë përmes TV.Jemi në fund të vitit, ku dimri ka ardhur po aq i furishëm sa edhe vjet, por kjo familje do t’i gëzohet shtëpisë së re me kushte normale jetese. Unë jam shumë i gëzuar që tre fëmijët e kësaj familjeje janë përfitues të një banese, që u mundëson një jetë normale.Vetë familjarët, e sidomos fëmijët u shprehën të emocionuar e të lumtur që më në fund do të jetojnë në një shtëpi të re e normale; nuk do të kenë më frikë nga dimri dhe i ftohti.#Gëzuar 🥂 dhe ardhtë i mbarë #2018 për secilin prej jush 🎆🎄🍾

Publié par Taulant Balla – Faqja Zyrtare sur samedi 30 décembre 2017

Loading...
Loading...
Loading...