Loading...

Librazhd

Policia e Librazhdit parandalon përshkallëzimin e një konflikti me pasoja të rënda në një familje.

Vihet në pranga 41 vjeçari.

Policia e Librazhdit pas marrjes së njoftimit se një shtetas në gjendje të dehur ushtronte dhunë fizike ndaj nënës dhe kërcënonte me thikë vëllain se do ta vriste , kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë duke bërë të mundur neutralizimin e personit si dhe sekuestrimin e armës së ftohtë thikë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, arrestuan në flagrancë shtetasin V.M., për veprat penale “Dhuna në familje” dhe ” Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Loading...
Loading...
Loading...