Loading...

52 vjeçari Gani Hila është gjetur pa jetë disa ditë më parë në një nga burgjet greke. Policia e shtetit fqinj ka raportuar se ai kishte vrarë veten, ndërsa familjarët nuk e besojnë këtë version

Ata shprehen se i afërmi i tyre kishte shenja dhune në trup, ndërsa po presin kryerjen e autopsisë në Athinë, për të marrë një përgjigje të saktë.

Sipas familjarëve, Hila ishte ndaluar nga policia sepse nuk kishte dokumente me vete.

Ngjarja ka ndodhur katër ditë më parë dhe ata u njoftuan me telefon se 52 vjeçari kishte vrarë veten në paraburgim në Athinë të Greqisë.

Hila kishte 20 vjet që jetonte në metropolin fqinj dhe ishte baba i dy djemve 18 dhe 10 vjeç.

Nga fshati Dardhë, në Hotolisht të Librazhdit, mbesa e Gani Hilës, Xhemilja shprehet për ABC News:

Mora vesh nëpërmjet telefonit që është vrarë, ka vdekur xhaxhai. Nuk e besova. Na thanë që për punë letrash, kishte vajtur në punë, kishin ardhur policët, i kishin thënë ku i ke letrat dhe ai i tha që “s’kishte për momentin”. Pastaj e kishin marrë e kishin futur brenda në burg dhe atje na thanë që e kishin rrahur keq, kishte shenja dhune, kishte vdekur brenda në burg dhe e kishin shpallur sikur ishte vetëvarur, por nuk e besoj të jetë vetëvarur sepse nuk ka pasur konflikte me njeri. Nuk kishte arsye pse ta vriste veten sepse ishte një njeri shumë i mirë”.

Loading...
Loading...
Loading...