Loading...
Loading...

​Nga Fatmir Popja

Ambasadori i prezencës së OSBE në Shqipëri Bernd Borchardt  ishte i pranishëm këtë mesjavë në  takimin trajnues të radhës të  Këshillit Vendor të Sigurisë Publike  për bashkinë e Librazhdit. Ambasadori Borchardt  gjatë fjalës së tij në këtë takim theksoi se OSBE i ka kushtuar dhe do ti kushtojë një rëndësi të madhe cështjes së sigurisë dhe një nga fushat ku tregohet kujdes mjaft i madh   është  ajo që ka të bëjë me forcimin e bashkëpunimit ndër institucional.

Për  prezencën e OSBE në Shqipëri është sukses gjithëpërfshirja  që është  mundësuar në Këshillat Vendore të  Sigurisë Publike . Ndërkaq OSBE, sipas amasadorit  Borchardt do jetë në mbështetje të   komuniteteve lokale  nëpërmjet trajnimeve të përhershme sidomos për fusha me të  madh për qytetarët.

Ndërkaq  përfaqësuesi i Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut të Elbasanit Ilirjan Balla  gjatë fjalës së tij vuri në dukje se në Librazhd ekziston përgjithësisht një klimë sigurie e mirë dhe perceptimi i qytetarëve për sigurinë është mjaft  pozitiv në krahasim kjo edhe me mesataren kombëtare.

Nga ana tjetër përfaqësuesi i Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit  kërkoi më tepër bashkëpunim të komunitetit me policinë pasi kështu mund  ti shërbehet edhe më shumë garantimit të rendit dhe sigurisë  publike.

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Librazhdit Kastriot Gurra nga ana e tij i vlerësoi maksimalisht parametrat e sigurisë  dhe rendit publik në qytetin dhe njësitë Administrative të kësaj bashkie   dhe u shpreh optimist për përgjegjshmërinë  e lartë që tregojnë  tregojnë librazhdasit  në respekt të ligjit .

Performanca e Këshillit Vendor për Siguri Publike në Librazhd tashmë është një model i shkëlqyer edhe   bashkitë e tjera të vendit tonë  u tha nga pjesmarrësit në këtë takim.

Loading...