Loading...

Një mesazh i pazakontë ka mbërritur në redaksinë tonë. Një nuse nga një fshat i Librazhdit ankohet për trajtimin që i bën vjerri. Duket se e reja ka presion psikologjik dhe ndodhet nën trysni të madhe dhe është në dilemë se çfarë vendimi të marrë, transmeton infoelbasani.al.

Ja çfarë shkruan ajo:

Përshëndetje. Unë jam nga një fshat i Librazhdit. Jam martuar para 3 vitesh me mblesëri. Im shoq ikën dhe punon në mënyrë sezonale në Greqi. Edhe këtë vit ka ikur. Ka rreth 1 muaj. Unë banoj vetëm me vjerrin dhe vjerrën sepse fëmijët e tjerë i ka martuar. Akoma nuk kam një fëmijë me burrin tim. Por ndoshta do ta kemi në vitet që vijnë.

Ne jetojmë me vështirësi. Kemi pak tokë, kemi ca bagëti. Shtëpia është e vjetër. Shpenzimet për të mbajtur shtëpinë i siguron im shoq pasi vjerri dhe vjerra nuk marrin ndihmë.

Mora guximin tju shkruaj se më duket e padrejtë mënyra se sillet vjerri me mua. Ai është rreth 65 vjec. Fshati ruan traditat e vjetra. Ata ecin sipas zakonit edhe pse gjërat kanë ndryshuar. Vjerri më detyron të punoj tokën, të kujdesem për bagëtitë, të laj e pastroj. Nganjëherë edhe të gatuaj. Gjithë peshën e punëve ma kanë lënë mua. Megjithatë hajt se do punoj. Por ai më detyron që ti laj edhe këmbët, të ngrihëm në këmbë kur futet në shtëpi. Të mos flas me njerëz të tjerë duke më thënë: rri se nuk di ti. Edhe në festa dhe gëzime nuk shkoj dot. Ose me burrin ose me vjerrin. Shpesh më bërtet. Madje edhe më shan dhe ofendon. Por nuk më ka rrahur.

Deri tani unë kam duruar. Nuk di se si duhet të veproj. Nëse e kundërshtoj ai edhe mund të më rrahë. Sepse as vjerra dhe as burri nuk i thonë gjë pasi edhe në sy të tyre ashtu është sjellë.

A do të mund ta shtyjë vallë kështu?. Sa do të zgjasë? Cfarë duhet të bëj. Po sikur të ishit ju në vendin tim? Ju lutem më jepni një mendim. Faleminderit. Infoelbasani.al

Loading...
Loading...
Loading...