Loading...

Kohët e fundit teknologjia ka avancuar tej mase, aq sa janë krijuar objekte që kurrë më parë askush nuk i kishte imagjinuar.

Por teknologjia ka dështuar në një gjë. E themi këtë, pasi teknologjia dhe inteligjenca artificiale, ka dështuar në përkthimin e një libri.

Edhe pse alogaritmet po krijojnë shumë gjëra sot. Madje algorimet mësojnë gjuhën e natyrshme të njeriut, synojnë korrigjimet e gabimeve e madje tentojnë edhe kapërcimin e pengesave të përkthimit letrar.

Por në një gjë kanë dështuar, në përkthimin e dorëshkrimit Voynich që konsiderohet si “libri më misterioz i botës”.

E ditur bëhet se kodiku me ilustrime daton që në shekullin XV. Ky kodik është i krijuar me një sistem shkrimi që nuk është deshifruar ende.

Kopja e vetme e tij ruhet me shumë kujdes në bibliotekën e librave dhe dorëshkrimeve të rralla në universitetin amerikan të Yale.

Shumë studiues janë përpjekur ta deshifrojnë, por të gjithë kanë dështuar.

E ditur bëhet se në të është përdorur një alfabet i panjohur, ka ilustrime bimësh që nuk janë arritur të identifikohen, diagrama astrologjike e kështjella e dragonj, por askush nuk e deshifron dot.

Loading...
Loading...
Loading...