Loading...

Ngjarje e rëndë në qytetin e Peqinit. Persona ende të pa identifikuar kanë hyrë gjatë natës së kaluar në banesën e shtetasit Skënder Beqiri 75 vjeç, dhe pasi e kanë lidhur dhe dhunuar, i kanë grabitur paratë dhe sendet me vlerë.
Mes të moshuarit dhe grabitësve ka pasur rezistencë. Ai i ka kundërshtuar, por ata e kanë lidhur, dhe pasi e kanë dhunuar duke i goditur në pjesë të ndryshme të trupit, e kanë detyruar të tregonte se ku i fshihte paratë. Madje ata e kanë kërcënuar se do ta vrasin nëse nuk tregon.
Ndodhur përballë kësaj situate, më në fund i moshuari 75 vjeç ka treguar gjithçka.
Pasi kanë marrë paratë dhe gjërat me vlerë, grabitësit janë zhdukur në errësirë.
Ndërkohë Skënder Beqiri, ka kërkuar ndihmën e fqinjëve të cilët e kanë dërguar në spital. Njëkohësisht është njoftuar edhe policia.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe një grup hetimor. I moshuari është marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen por deri më tani nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me autorësinë e kësaj grabitje.
Skënder Beqiri ndodhet në spitalin e Elbasanit në gjendje të rënduar për jetën. Të afërmit e tij të indinjuar janë shprehur se policia po e fsheh ngjarjen qëllimisht.
Skënder Beqiri ndodhej vetëm në banesë në momentin e grabitjes.

Loading...
loading...
Loading...