Loading...

ADN-620x412

Njerëzit që kanë çrregullime të autizmit kanë shumë më tepër shanse se të tjerët për t’ia hedhur kancerit.

Një studim i kryer nga Universiteti i Ajouas ka arritur në përfundimin se autikët kanë 66% më pak mundësi për t’u prekur nga kanceri.

Ekspertët thonë se çrregullimi duket se ka një efekt mbrojtës ndaj kancerit, një “mburojë” që është e fortë në adoleshencë, por fillon të bjerë me rritjen e moshës.

Studiuesit nuk kanë gjetur ende arsyen e kësaj lidhjeje mes dy çrregullimeve, por thonë se ky zbulim mund të hapë rrugën për trajtime të reja.

Për të arritur në një përfundim të tillë, ekipi i studiuesve analizoi databazën e ADN-së së pacientëve me autizëm dhe atyre që nuk e kishin këtë sindromë.

Ata vunë re se personat me autizëm kishin më shumë variacione gjenesh që lidhen me epilepsinë dhe paaftësinë intelektuale, ndryshe nga njerëzit që kishin çrregullimin në fjalë.

Gjithashtu, u vu re se njerëzit autikë kishin variacion me të madh në ADN-në e onkogjeneve, të cilat determinojnë shfaqjen e kancerit

Loading...
Loading...
Loading...