Liga e Kombeve/ Shqipëria në vazon e dytë të Ligës C, njeh kundërshtarët

Shqipëria do të bëjë pjesë në Ligën C, të turneut të ri i krijuar nga UEFA, i quajtur “Liga e Kombeve”. Në bazë të rezultateve të marra në kualifikueset e fundit të Botërorit, kombëtarja shqiptare është pozicionuar në Grupin C të Ligës së Kombeve, aty ku bëjnë pjesë edhe ekipe të tjera të nivelit të kombëtares kuqezi.

Në shortin që do të hidhet më 24 janar 2018, Shqipëria do të jetë në vazon e dytë të Ligës C, ku bëjnë pjesë Greqia, Serbia dhe Norvegjia. Liga A do të përbëhet nga nga katër grupe me nga tre skuadra, Liga B do të ketë katër grupe me nga tre  skuadra ndërsa Liga D do të ketë katër grupe me nga katër skuadra.

Në Ligën A bëjnë pjesë kombëtaret më të mira europiane, ndërsa në Ligën D janë skuadrat më të dobta. Fituesit e çdo lige do të kenë mundësi të kualifikohen direkt në europianin e vitit 2020. Skuadrat që renditen në fund të ligës, A, B dhe C, zbresin një ligë më poshtë, dhe ato që janë fiteuset e Ligës D, C dhe B, ngjiten përkatësisht në ligën paraardhëse.

Ndeshjet në grupe të Ligës së UEFA-s do të mbahen gjatë muajve shtator, tetor dhe nëntor të vitit 2018. Ndeshjet gjysmëfinale dhe finale, që do të luhen mes katër ekipeve që do të fitojnë ligat përkatëse, do të zhvillohen në muajin qershor 2019.

League A

Germany, Portugal, Belgium, Spain, France, England, Switzerland, Italy, Poland, Iceland, Croatia, Netherlands

League B

Austria, Wales, Russia, Slovakia, Sweden, Ukraine, Republic of Ireland, Bosnia and Herzegovina, Northern Ireland, Denmark, Czech Republic, Turkey

League C

Hungary, Romania, Scotland, Slovenia, Greece, Serbia, Albania, Norway, Montenegro, Israel, Bulgaria, Finland, Cyprus, Estonia, Lithuania

League D

Azerbaijan, FYR Macedonia, Belarus, Georgia, Armenia, Latvia, Faroe Islands, Luxembourg, Kazakhstan, Moldova, Liechtenstein, Malta, Andorra, Kosovo, San Marino, Gibraltar

loading...