Loading...

peshkopia

Skandali i kryebashkiakut e çon Peshkopinë në zgjedhje. Pas shkarkimit të Shukri Xhelilit, banorët e Dibrës do shkojnë së shpejti drejt kutive të votimit.

Juristë të pyetur nga DITA bëjnë me dije se hapat pas shkarkimit të një kryebashkiaku përcaktohen në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor.

Kushtetuta thotë se ndërpritet mandati për kryerjen e një krimi.

Kodi Zgjedhor parashikon procedurën për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme – raporton DITA.

Pas shkarkimit nga Këshilli i Ministrave, Presidenti i Republikës cakton ditën e zgjedhjeve.

Data duhet të jetë jo më parë se 30 ditë nga data e shkarkimit.

Loading...
Loading...
Loading...