Loading...

Linda Rei është një prej personazhe më të përfolur në vendin tonë.

Ajo bëri bujë me daljen e saj të parë në ekran, ku tregoi se kishte ndryshuar gjini pasi kishte lindur mashkull.

Edhe pse prej kohësh nuk është më pjesë e ekranit, Linda vazhdon të jetë goxha aktive në rrjetet sociale.

Së fundmi në një intervistë për “Panorama Plus”, ajo ka treguar se si ai del të bëjë një jetesë luksoze.

Linda Rei ka treguar:

Mendoj që çdo njeri, nëse do vërtet diçka, mund ta bëjë. Unë si arrita? Vështirë të gjykosh diçka që ke, sepse si çdo gjë, kur e ke e arrin. Në momentin që e ke humb vlerën dhe është ndryshe si e shohin nga jashtë. Mund të jem hipokrite, dhe të them nga vetvetja ose nga inteligjenca, por e vërteta është që bukuria hap çdo derë dhe shemb çdo mur. E them këtë sepse meshkujt nuk rriten kurrë, mbeten fëmijë dhe sa shohin një lodër të re dhe më të bukur se atë që kanë, bëjnë çmos për ta pasur. Por të arrish jetën e përrallave ose të pushimeve në Saint-Tropez është kollaj. Vështirë është të dish si të mos bëhesh kurrë lodra e vjetër. Por këtu pastaj hyn në punë mençuria, që me muret që shemb bukuria, mençuria ndërton kalatë.”

Loading...
Loading...
Loading...