Loading...

Temperaturat e larta dhe i nxehti ekstrem kanë përfshirë këto ditë gjithë vendin. Një nga zonat më të nxehta në Shqipëri është Dumreja. Kjo për shkak se kjo pllajë është e përbërë kryesisht nga toka të thata ku mungon uji dhe pyjet.
Gjatë stinës së verës në këtë trevë regjistrohen temperatura përvëluese. Megjithatë natyra ka kompensuar duke i dhuruar Dumresë liqenet karstike. E gjithë zona numëron 84 liqene që gjatë stinës së verës shuajnë etjen e bimësisë, kafshëve dhe gjallesave përreth.
Por duket se sivjet po ndodh diçka e pazakontë. Liqenet janë pushtuar nga gjarpërinjtë, të cilët për ti shpëtuar vapës, kanë lënë foletë e tyre dhe kanë zbritur të pinë ujë e të freskohen.
Një banor i zonës thotë se si rrallherë këtë vit ka parë gjarpërinj në liqene aq sa është e frikshme që të hysh e të lahesh brenda tyre.
Një banor i zonës shkruan
Pershnetje. Jam nga nji fshat i Dumres. Kam afer liqenin e cestijes. Gjat veres shkojme shpesh liqen edhe per tu lare dhe per fresk. Po sivjet jam friksu. Kam pa shume gjarprinj si brenda ne uj ashtu edhe jasht. Po plasin prej vape nuk llogarisin asgja futen ne uje. Eshte e frikshme te lahesh. Por edhe te ecesh buze liqenit se i shkel me kemb. Kan lan kodrat dhe kan zbrit te pijne uje se jan djeg nga vapa. Jan tufa tufa. Kam ndegju se edhe ne liqenet e tjere kane pa shume gjarpra sivjet. Ska bo vaki kaq shume. Menoj nga vapa e madhe qe ka shurit token.

Loading...
Loading...
Loading...