Loading...

Pasditen e sotme deputeti socialist, Taulant Balla në krah të kryebashkiakut Qazim Sejdini dhe kandidatit Gledjan Llatja kanë prezantuar listën e plotë të kandidatëve për këshilltarë bashkiakë.

Veç kreut aktual të qarkut Bukurosh Stafa, në listë është edhe dekania e Fakultetit Ekonomik Imelda Sejdini , pedagogëve Arbër Gjeta, Majlinda Perriu, Hysen Domi dhe Hektor Çiftja.

Ndër emrat e tjerë është mësuesja Rovena Islami dhe sekretarja e Përgjithshme e Prefekturës Eva Bici. Nuk mungojnë dhe emrat që kanë dhe qenë në mandatin e kaluar si mjekja e njohur Irena Palloshi, juristja Luiza Popja, Brunilda Fingo si dhe Ana Muça, Jana Zeqiri , Enerieta Ferra dhe plot emra me reputacion.

Në fjalën e tij, Llatja u shpreh i bindur për fitore më 30 qershor. “Nuk është problem se nuk kemi kandidat. Ne duhet të shkojmë shtëpi më shtëpi për t’i kërkuar votat qytetarëve të Elbasanit. Unë jam i bindur se në 30 qershor do të fitojmë. Ne jemi partia që i përfshijmë të gjithë. Në listë janë 50% burra dhe 50% gra. Elbasanin e presin sfida të mëdha. Pa pasur këshillin e mirë nuk bëhet asgjë e mirë”, u shpreh Llatja.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka ripërsëritur deklaratat e tij se kush do të pengojë procesin e zgjedhjeve do të përballet me ligjin. “Falenderoj Sejdinin për punën e shkëlqyer që ka bërë duke e kthyer në modë të qeverisjes vendore. Zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor. 30 qershori është një ditë e bukur. Jam shpresë plotë që Elbasani do të votojnë Llatjan. Kush guxon të kërcënoj qoftë dhe një votues në 30 qershor, do përballet me ligjin”, deklaroi Balla.

Loading...
loading...
loading...
Loading...