Loading...

Ornela Manjani – Rreth 510 persona që kanë ndërtuar pa leje në tokë të të tretëve do të marrin tapitë për truallin. Vendimi është marrë të mërkurën nga qeveria dhe do të zbatohet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, e cila do të pajisë me certifikatë pronësie të 510 përfituesit në 12 qarqe të vendit. “Gazeta Shqiptare” publikon listën e plotë me përfituesit e tapive dhe sipërfaqet takuese për secilin, të miratuar nga Këshilli i Ministrave. Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën të ditur se përfituesit do të pajisen me certifikatën e pronësisë brenda afateve ligjore.
Vendimi
Qeveria miratoi kalimin e së drejtës së pronësisë në favor të subjekteve përfituese për mbi 1 mijë parcela ndërtimore të objekteve të legalizuara dhe kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken prej tyre, ku përfitojnë rreth 1 mijë familje. Përfituesit janë në qarkun Berat, qarkun Elbasan, qarkun Durrës, qarkun Tiranë, qarkun Fier, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Kukës dhe Korçë. Sipas vendimit të qeverisë, masa e kompensimit financiar për pronarët e pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimet e legalizuara, referuar kartelave të pasurive sipas ZVRPP-së është 33 964,81 m² dhe vlera totale e kompensimit financiar është 229 092 338 lekë. Qeveria ngarkon Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të paluajtshme Berat, Elbasan, Librazhd, Durrës, Tiranë, Lushnjë, Shkodër, Korçë, Lezhë, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, Kavajë dhe Kukës të regjistrojnë brenda 5 (pesë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, kalimin e së drejtës së pronësisë së parcelave ndërtimore dhe hipotekën ligjore mbi to, në përputhje me përcaktimet e pikave 15 e 16, të vendimit nr.1095, datë 28.12.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e rregullave të bashkërendimit të punës, ndërmjet ALUIZNI-t e ZQRPP-së dhe të procedurave apo kufizimeve që zbatohen për efekt të regjistrimit të pasurive të legalizuara.

Loading...
loading...
Loading...