Mjeke dhe infermiere, gjate ceremonise se perfundimit te rikontruktsionit te Reanimacioni te Kardiologjise ne QSUT./r/n/r/nDoctors and nurses, during the ceremony of completion of reconstruction of the Rehabilitation of Cardiology in QSUT.
Loading...
Përgjatë këtij muaji po zhvillohen testimet e dixhitalizuara për punësimin e infermierëve, fizioterapistëve, teknikëve të laboratorit, atyre të imazherisë si dhe mamive. “Gazeta Shqiptare” zbardh sot emrat e 632 punonjësve të shëndetësisë që do t’i nënshtrohen provimit si dhe kalendarin me profilet, datat dhe oraret përkatëse për zhvillimin e testit. Respektivisht prej datës 17-25 shtator do të testohen 248 infermierë, 75 teknik imazherie, 95 teknik laboratori si dhe 214 mami. “Ju bëjmë me dije se pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore, do të zhvillohet provimi i digjitalizuar për punësimin si teknik i shkencave mjekësore teknike”,-bën me dije Qendra e Shërbimeve Arsimore.

Dokumentacioni

Ndërkohë, kandidati duhet të paraqitet pranë QSHA-së 30 minuta para fillimit provimit dhe duhet të jetë i pajisur me letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë, dokumenti origjinal); kopje të Kartës ID ose Pasaportës; si dhe faturën e pagesës (me vulën e bankës përkatëse) së tarifës për QSHA-në. Të gjithë aplikantëve që u mungojnë këto dokumente, nuk do të mund të marrin pjesë në provim. “Për paraqitjen në mjediset e provimit, kandidati duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme: ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit, pasi ky vlerësohet si kriter skualifikimi; ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit; ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit”,-thekson QSHA.

Lista e plote me emra

Lista Teknik Laboratori per Provimin e Digjitalizuar si Teknik i Shkencave Mjekesore

Lista Mami per Provimin e Digjitalizuar si Teknik i Shkencave Mjekesore

Lista Teknik Imazherie per Provimin e Digjitalizuar si Teknik i Shkencave Mjekesore

Loading...
Loading...
Loading...