Loading...

Nga Editor, infoelbasani.al

llenge-thesare

Të gjitha ekspeditat e ndërmarra deri më tani pothuaj kanë dalë bosh. Por njerëzit nuk heqin dorë. Madje edhe vetë shteti nuk dorëzohet.

Në fakt të gjitha indikacionet dhe hartat e vjetra të çojnë në kanionin e fshatit Llëngë.  Aty mendohet se është fshehur  thesari i mbretëreshës Ilire Teuta.

Llënga është një fshat në malësinë e Pogradecit, në zonën Mokër-Gorë në kufi me Korçën. Banorët kanë një theks të veçantë, një lloj idiome latine. Aty gjen fragmente të rrugës antike Egnatia.  Gjurmë të antikitetit hasen tek  ura e Golikut, në Proptisht apo ura e Tereziut, ura në Luginën e Llëngës dhe ura e Niçës. Pastaj shfaqen më poshtë në  Bërzeshtë deri në Xhyrë të Librazhdit. Por edhe në fshat dallon gurë të mëdhenj që gjenden në Grykën e Llëngës, pranë Luginës së lumit Shkumbin.

Legjenda e thesarit

Në vitin 230 para Erës sonë romakët gjejnë pretekst për të nisur luftën me Mbretëreshën Ilire teuta. Ata e akuzojnë atë se anijet e tyre po sulmohen nga anijet ilire. Por Teuta  e shpërfilli këtë shpifje. Kjo bëri që të nisë Lufta e I-rë iliro-romake.

Ndodhur përballë një sulmi të furishëm, oborrtarët i kërkuan Teutës që të fshehë thesarin.Teuta urdhëron sigurimin e menjëhershëm të thesarit mbretëror. Ai u transportua përmes rrugës “Egnatia”, në pjesën e brendshme të Ilirisë, në territoret që banoheshin nga Dasaretët dhe Enkelejtë. Sipas gojëdhënës, një njësi speciale udhëhoqi 40 mushka me ar, gurë të çmuar dhe diamante, në territorin e një qyteti antik që mendohet të jetë Lunga, ose Llënga e sotme. Fillimisht u krye – siç thotë legjenda – një devijim i vogël i lumit, e më pas 6.000 kg sa peshonte thesari u futën brenda një pjese në shkëmb, e cila më pas u izolua me mur guri. Lumi u lëshua sërish në rrjedhën e tij, duke e bërë në këtë mënyrë të padukshëm vendin e thesarit.

teuta

“Legjenda është se këtu, në shkëmbin e Llëngës ka qenë kalaja. Ndaj kërkojnë këtu, kërkohet thesari që ka pasur kalaja”, thotë një grua, banore e zonës.

Ura të vjetra, si ajo e Golikut, apo varret mbretërore të Selcës së Poshtme, që mendohet se i përkasin Pelionit të lashtë, janë dëshmi të forta të trashëgimisë së pafundme të Mokrës. Të tilla ka kudo në krahinë, aq sa është e vështirë t’i numërosh, citon T/Ch.

Rreth 10 veta i kam parë unë dhe ishin të veshur civilë. Helikopteri qëndroi pak më tutje, ndërsa neve nuk na linin të afroheshim. Ka qenë edhe babai im dhe e kanë përzënë atëherë. Për të marrë, kanë marrë me siguri”, deklaroi gjithashtu një banor.

Në kërkime u përdor Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes. Merrnin pjesë oficerë, inxhinierë, por edhe kimistë, ndërkohë që u përdorën mjete të rënda ushtarake deri edhe helikopterë. Thuhet se ushtarakët kishin edhe mjete metalkërkuese. Gjithçka u vendos në zonën e Mokrës, e më së shumti në fshatin Llëngë.

ura-e-golikut

Megjithatë gjuetarët e antikuarëve nuk dorëzohen. Këto ditë ka nisur ekspedita e vjeshtës. Sapo mbërrin në fshat syri të sheh vizitorë të panjohur. “Vijnë nga të katër anët,-shprehet një banor.  Ka edhe mjaft shtetas të huaj, italianë, gjermanë, francezë, amerikanë. Mbajnë në duar harta dhe metalkërkuese dhe i drejtohen kanionit. Nuk dimë nëse dikush ka mundur të gjejë diçka.  Por një gjë është e sigurt; në çdo stinë këtu do të gjesh kërkues thesaresh”, tregon banori.

Dhe kështu historitë me thesare të Aleksandrit të Madh, teutës, Ali pashës apo emrave të tjerë vazhdojnë të mbeten legjenda të përditshme në mjaft troje shqiptare. Natyrisht edhe në Llëngë…infoelbsani.al

lleng

 

Loading...
Loading...
Loading...