Loading...

Një çift bashkëshortësh shqiptar të Kosovës me banim në Londër, u bënë dëshmitar të një grabitje bizhuterish në një nga lagjet e Londrës. Ngjarja dramatike është filmuar prej tyre me celular dhe ka marrë miliona klikime.

Në Londër, një bandë hajdutësh, pasi kishin grabitur bizhuteri në shumën 190 000 dollarë, në një dyqan në një nga lagjet e Londrës, zgjodhi rrugën e gabuar për tu larguar. Të veshur kokë e këmbë me të zeza, pajisur me armë të ftohta dhe me motocikleta, në ndjekje të tyre u vunë disa kalimtarë, të cilët i penguan ata të iknin.

Heronjtë e rastësishëm ndoqën njërin prej grabitësve dhe pasi e kapën e goditën me grushta e rripa pantallonash. Ngjarja dramatike u filmua me celular nga një çift bashkëshortësh shqiptar të Kosovës me banim në Londër. Dy prej grabitësve u arrestuan nga policia dy km larg vendit të grabitjes, kurse katër të tjerë janë ende në liri.

Përgatiti Ilir Çuçi

Loading...
loading...
Loading...