Loading...

 

LSI bashkon votat me PS dhe rrëzojnë PD-në  në këshillin bashkiak të Elbasanit për taksën e pasurisë.

Të djathtët e kanë kundërshtuar këtë taksë duke e cilësuar jo të ligjshme dhe kosto shtesë për qytetarët.  Kreu i grupit të këshilltarëve të djathtëve Blendi Himçi tha se sa kohë që ende kemi probleme me legalizimin e banesave qytetarët nuk mund të paguajnë , ndaj sugjeron fillimisht ngritjen e një  database të ndërtesave të hipotekuara dhe më pas taksimin e tyre.

Këshilltari i PD dhe njëkohësisht nënkryetari i kësaj force politike për Elbasanin, Eugen Isaj, theksoi faktin se taksa  e pasurisë rëndon me shumë  banorët e zonave rurale të cilët pësojnë një rritje në masën 300 %.

Në mungesë të kryetarit të bashkisë, nënkryetari Klevis Xhoxhi, theksoi faktin se këshilli bashkiak nuk ka kompetencë të heqë taksën, por e sjell atë në limitin e saj , duke e ulur me 30%.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe kryetari i këshillit bashkiak , Altin Idrizi përfaqësues i LSI.

Edhe aleatja e pashpallur e PS-së, PDIU, votoi taksën e pasurisë në Elbasan , e cila pritet të ndikojë jo pak në xhepat e qytetarëve Elbasanas.

Bashkia Elbasan sqaron miratimin e kësaj takse si më poshtë:

Ndryshimi i mënyrës së taksimit të ndërtesave, duke ndryshuar metodologjinë e llogaritjes së kësaj takse nga taksa fikse, që bazohet në sipërfaqen e ndërtesës, e shprehur në metër katrorë, në taksë në përqindje, e cila aplikohet mbi vlerën e tregut të ndërtesës.
Mbledhja u karakterizua nga debate në lidhje me këtë vendim ku këshilltarët e djathtë deklaruan votën e tyre kundër.
Bashkia e Elbasanit duke qenë një bashki sociale me taksat më të ulëta në vend, ka zbatuar uljen maksimale që i lejon ligji, prej 30% edhe ndaj kësaj takse.
Nisur nga kjo, grupet e tjera politike në Këshill Bashkiak kanë shprehur votën e tyre pro kësaj takse, duke vlerësuar vendimin e Bashkisë për ta ulur atë në maksimumin e mundshëm.
Me këtë vendim synohet shpërndarja e barrës fiskale në mënyrë të drejtë ndaj të gjithë taksapaguesve.

Loading...
loading...
Loading...