Loading...

Duke marrë shkas nga dorëheqja e ministrit francez François de Rugy pasi u komentua nga mediat franceze për shpenzimet e një darke me miqtë, ish-deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka sulmuar qeverinë shqiptare.

Përmes një postimi në “Facebook”, Boçi shkruan se qeveria ‘Rama’ ka shpenzuar shumë miliona për gjashtë vite, sa që sipas tij mund të hanin dreka e darka me karkaleca e shampanjë të gjithë ata që sot marrin ndihmë ekonomike, studentët e ata të përkrahjes sociale. Po ashtu Boçi shton se banda e luksit në pushtet duhet shkulur.

REAGIMI I BOCIT
LUKSI QEVERITAR SHQIPTAR DHE
SHTETARI FRANCEZ
Ministri francez i Mjedisit François de Rugy, dje ka dhënë dorëhëqjen pasi është akuzuar nga një mediat vendase online se ai dhe e shoqja, gazetare shumë e njohur, kanë shtruar darka me shampanjë e karkaleca në apartamentin e tyre për miqtë, me fondet e taksapaguesve.
Akuza nuk është pranuar, por shtetari francez e ka gjykuar se duhet të largohet nga detyra.
E kjo tingëllon qesharake për qeveritarët tanë.
Për koincidencë, dje mediat online transmetuan faktin e denoncuar nga Berisha me figurë e zë, se Ministri shqiptar i Europës, Cakaj i vogël i perandorisë dhe Bastuni i Ramës (Batoni), ishin kapur duke drekuar në një restorant luksoz të Stambollit, të rrjetit Nusret, ku fatura shkon 1000 Euro.
Ish ministri Gjiknuri shtriqej në Monte Carlo.
Ish ministrja e kulturës blerje e parë të Ministrisë e bëri për celularin e vet.
Zyra e Ministres së Arsimit të mbyt nga luksi.
Sigurisht paguan populli me taksat e tij.
Jo që nuk mendohet dorëheqje por dhe reagim minimal nuk ka.
Cakaj madje vërtet ngjan i vogël, po ta krahasosh me Ramën e madh.
Milionat e eurove të tij për luks marramendës personal, zyra e kosha basketbolli, për të kombinuar çorapet me perdet e zyrës, kollaret me kolltukun, drekat e darkat me miq, kuç e maç s’kanë fund.
Kështu kanë bërë dhe qeveritarë e tij, të cilëve dhe qumështi i dallandysheve nuk i mungon, sepse tek e fundit paguajnë shqiptarët.
Aq shumë miliona kanë shpenzuar sa për gjashtë vite mund të hanin dreka e darka me karkaleca e shampanjë të gjithë ata që sot marrin ndihmë ekonomike, studentët e ata të përkrahjes sociale.
Dallimi midis regjimit shqiptar dhe demokracisë franceze është i qartë.
Banda e luksit në pushtet duhet shkulur!

Loading...
Loading...
Loading...