Loading...

Polici i burgjeve Bledar Toci 36 vjeë ka mbetur i plagosur rëndë dhe një person ende i paidentifikuar që ka vdekur, janë viktimat e një sherri me armë që ka tronditur gjatë natës qytetin e Kavajës. I vrari nuk është identifikuar ende, dyshohet se është banor i zonës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2. Sipas disa burimeve, për motive të dobëta, lidhur me një femër.

Viktima ka shkuar tek banesa e ish-të dashurës pasi ishin ndarë. Aty ka pasur një debat dhe vajza ka thirrur për ndihmë një të afërm.

Viktima ka qëlluar me pistoletë, kurse polici që u plagos, me kallashnikov.

Shkak i këtij konflikti të armatosur që la pas një viktimë dhe një të plagosur rëndë është bërë një grua që të dy personat në fjalë e kishin të dashur të përbashkët. Fillimisht në banesën e gruas në fjalë ka shkuar polici, por më pas aty ka mbërritur edhe viktima.

Në tensione e sipër rreth orës 1 të natës ka ndodhur edhe përplasja e armatosur mes policit dhe viktimës. Polici ka qëlluar me kallash ndaj viktimës ndërsa ky i fundit i është përgjigjur me pistoletë. Si pasojë e të shtënave viktima ende i pa identifikuar ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa policisë ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Loading...
Loading...
Loading...