Loading...

gega-4-847x445

Nënkampionia e Europës, Luiza Gega do të ketë nderin të mbajë flamurin shqiptar në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”.

Flamuri kuqezi i është dorëzuar ditën e sotme nga Ministrja e Sportit, Lindita Nikolla në një ceremoni të veçantë organizuar nga Komiteti Olimpik Shqiptar.

Shqipëria në Lojërat Olimpike do të përfaqësohet me 5 sportistë ndërsa kompeticioni do të nisë më 5 gusht në Rio De Zhaneiro.

Përveç Luiza Gegës, në atletikë garon edhe Izmir Smajlaj, me dy notarët, Sidni Hoxha e Nikol Merizaj, si dhe peshëngritësi Briken Calja.

loading...
Loading...
loading...
Loading...