Loading...

Një maçok ka mbijetuar mrekullisht edhe pse qëndroi brenda një makine larëse për gati një orë.

Maçoku Felix ishte futur në lavatriçe ndërkohë që Stefani Carroll-Kirchoff po bënte gati disa rroba për t’u larë dhe e kishte lënë derën e makinës larëse të hapur.

Si duket në një moment maçoku ishte futur brenda, dhe pa e vënë re që ishte aty, Stefani e kishte ndezur makinën larëse dhe ishte larguar.

Kur ajo u kthye pas rreth 40 minutash për të nxjerrë rrobat dëgjoi një “mjau” dhe më pas pa putrën e kafshës së gjorë.

Duke folur për incidentin, Carroll-Kirchoff, tregon:

Duhet të kem kthyer shpinën për një moment dhe ai është futur kur nuk e kisha mendjen. Ishte tmerruese. Absolutisht tmerr. Nuk fle dot më që pas incidentit. Kjo do më ndjekë për gjithë jetën time. Është eksperienca më traumatike që kam kaluar.”
Maçoku u dërgua me urgjencë tek veterineri dhe ende ndodhet në gjendje kritike. Veterinërët thonë që është e habitshme që maçoku ka dalë gjallë nga i gjithë procesi.

Felix po përgjigjet mirë ndaj mjekimit, por ende i duhet të qëndrojë për disa javë të tjera nën kujdes intensiv.

Mesa duket macet i kanë vërtetë 7 jetë.

Burimi:Fox News|JOQ Albania

Loading...
Loading...
Loading...