Loading...

Jurgen Uldedaj u ndesh gjashtë raunde me dorën e djathtë të thyer, po në fund të mbërmjes arriti të triumfonte. Bokosieri lezhjan u shpall kampion bote për të rinjtë në federatën WBC, mbrëmjen e së shtunës në Magdenbug të Gjermanisë.

21-vjeçari me shpirtin luftarak të pashoq, bëhet boksieri i parë shqiptar që fiton këtë titull. Uldedaj është i pathyeshëm në ring, nga 11 ndeshje të luajtura ai numëron 11 fitore.

“Fillimisht dua të përshëndes gjithë sallën për mbështetjen. Prej raundit të katërt fatkeqësisht theva dorën e djathtë. Dhashë maksimumin tim. Ju falenderoj të gjithëve”.

Boksieri shqiptar, Jurgen Uldedaj mposhti me pikë polakun, Krzysztof Twardowski, duke triumfuar me pikë 97-93.

Loading...
loading...
Loading...