Loading...

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Një makinë e ambasadës ruse, me targa diplomatike ka humbur kontrollin te kthesa e urës së Murrashit duke u përplasur me një tjetër mjet tip benz.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një person. Ai është Besnik Gora, që ndodhej te makina tip ‘Benz’ që u përplas me makinën e ambasadës ruse, ndërsa është transportuar në spitalin e Librazhdit për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë që dy personat që ndodheshin te makina me targa diplomatike kanë pësuar vetëm tronditje.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe grupi hetimor qe po punojne per te zbardhur shkaqet e ketij aksidenti.
Siç shihet nga foto, makina tip benz ka pesuar demtime te medha.
Ndërkohë që në Rrogozhinë janë plagosur dy persona, pasi makina ku po udhëtonin ka dalë nga rruga. Pasdite u shënua një aksident edhe në Balldren ne rrugen Elbasan-Peqin.

Loading...
Loading...
Loading...