Loading...

Një 18-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që u regjistrua pasditen e sotme në aksin Thumanë- Fushë Krujë, ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të plagosur. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur te ish-Këneta rreth orës 19:30. Viktima është Afmet Keqi.

18-vjeçari po udhëtonte në makinë me katër bashkëmoshatarë kur makina ka dalë nga rruga në një kthesë të fortë si pasojë e shpejtësisë së madhe me të cilën po lëviznin duke fluturuar rreth 100 metra për të përfunduar më pas në një shtëpi në ndërtim. Report Tv ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes që tregojnë se ku ka përfunduar makina pas daljes nga rruga si pasojë e shpejtësisë së madhe.

Nga aksidenti 18-vjeçari dhe një bashkëmoshatar i tij u dërguan me shpetjësi drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por nuk mundi të mbijetonte si pasojë e plagëve, ndërsa shoku ndodhet në gjendje të rëndë. Ndërkohë që tre të tjerët po marrin ndihmë mjekësore në qendrën shëndetësore në Thumanë, pasi janë në gjendje më të mirë për jetën.

Loading...
Loading...
Loading...