Loading...

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti mbrëmjen e djeshme në Krujë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:10, në afërsi të kryqëzimit në Gramëz.

Sipas policisë, 48-vjeçari B.Geca banues në Has, duke drejtuar automjetin e tij është përplasur me një mjet ende të paidentifikuar qw dyshohet se ka qenw zetor dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital pasagjerja Anila Geca 24-vjeçe, pasi kishte plagë të rënda në kokë, ndërsa vetë shoferi po mjekohet në spital.

Policia po punon për identifikimin e mjetit tjetër që u përfshi në aksident dhe kapjen e drejtuesit i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Loading...
Loading...
Loading...