Loading...

Një automjet i dyshimtë që qarkullonte në orët e para të mëngjesit të së dielës, ka vënë në alarm Policinë e Fierit. Makina tip Renault u konstatua në dalje të qytetit nga patrulla e përgjithshme. Sapo panë policinë, 3 personat që udhëtonin me mjet u larguan me shpejtësi, ndërsa në ndjekje të tyre u vunë forcat policore.

Gjatë ndjekjes, njëri prej pasagjerëve me iniciale A.P. 29 vjeç u arratis duke përfituar nga errësira. Ndërsa u ndaluan shoferi F.K. 22 vjeç dhe pasagjeri tjetër K.Gj. 22 vjeç, të dy nga Durrësi. Gjatë kontrolleve në makinë u sekuestrua një pistoletë me silenciator me karikatorë me fishekë dhe një dozë kanabisi. Kurse 29-vjeçari A.P. i shpallur në kërkim është person me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve ndaj pronës. Në banesën e tij uniformat blu sekuestruan 40 doza lëndë narkotike kanabis. Policia dyshon se të rinjtë mund të kishin planifikuar ndonjë ngjarje kriminale. Hetimet po vijojnë për të zbardhur qëllimin e lëvizjen së këtyre personave të armatosur nga Durrësi në Fier.

Gjithashtu vijon puna për kapjen e personit të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin dhe kapjen edhe të personave të tjetër që mund të jenë të përfshirë në veprimtari të mundshme kriminale. Shoferi i arrestuar akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe shitje droge, kurse pasagjeri për moskallëzim krimi. /tvklan.al

Loading...
Loading...
Loading...