Loading...

E pësojnë keq hajdutët në Librazhd. Tentojnë ti vjedhin Benzin e parkuar pranë banesës një 38 vjeçari, por pikasen dhe, pasi largohen, braktisin dhe mjetin e tyre.

Ngjarja ndodhi një natë më parë në lagjen nr. 2, pranë banesës shtetasit B.Gj në këtë qytet. Hajdutët kanë tentuar t’i vjedhin  atij mjetin tip “Benz”, por pasi janë pikasur, në ndjekje e sipër kanë braktisur mjetin e tyre tip “Be4nz” i cili u bllokua në cilësinë e provës materiale nga policia.

Policia Librazhd po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi dyshon se janë të njëjtët që vodhën po të hënën gjatë natës një Opel dhe një Bens në fshatrat e Librazhdit.

Loading...
Loading...
Loading...