Loading...
Loading...

 

Një vajzë e vogël është filmuar ndërsa luante në një skaj të rrezikshëm të ballkonit të pasiguruar të një ndërtese.

Dëshmitarët e kapën incidentin në kamera në vendpushimin bregdetar të Vina del Mar në Kili, ndërsa vajza ndodhej në katin e katërt të një blloku apartamentesh.

Në pamjet e frikshme, vogëlushja mund të shihet teksa varet në cepin e ballkonit duke mbajtur në dorë një kukull.

Në një moment ajo rri një këmbë para se të fillojë të zvarritet dhe të futet sërish brenda përmes dritares këmbadoras.

Dëshmitarët e filmuan incidentin nga një spital i vendosur përballë ndërtesës.

Një burrë me emrin Manuel, i cili ishte në spital me djalin e tij duke pritur për të takuar një mjek, tha se vajza po qëndronte në mbi 12 metra lartësi.

Ballkoni ishte krejtësisht i pasiguruar pa kangjella e pa asgjë tjetër mbrojtëse dhe vajza e vogël herë pas here shkonte në skaj bashkë më kukullën e saj.

Një mjek i spitalit e pa vajzën dhe thirri menjëherë policinë.

Manuel tha:

Ka pasur njerëz me vajzën (brenda pronës) duke përfshirë edhe nënën e saj, por ajo me sa duket po fliste në telefon.”

Është e paqartë se sa kohë qëndroi vogëlushja duke luajtur vajza e re në parvaz, por Manuel tha se ishte për disa minuta

 

Loading...