Loading...

Një episod i turpshëm ka ndodhur ditën e sotme në Australi gjatë një proteste të organizuar nga komuniteti maqedonas që jetojnë atje.

Sipas asaj që na shkruan një qytetar në redaksinë e JOQ Albania, tubimi është zhvilluar përpara Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Melburn.

Siç shihet dhe nga fotot, maqedonasit kanë përdhosur flamurin tonë kombëtar, duke vizatuar mbi të organet gjenitale mashkullore.

Më pas, flamurit kuqezi i është vënë flaka.

Fotot janë shpërndarë në një faqe ekstremiste maqedonase që poston shpesh deklarata kundër shqiptarëve.

Në përshkrimin e fotove shkruhet:

Flamuri LGBTshqip, i parë përpara se të hyjë në zjarr.”
Deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga shteti shqiptar dhe as nga ai maqedonas për këtë sulm të paprecedentë që i është bërë simbolit tonë kombëtar.

Loading...
Loading...
Loading...