Loading...
Martin Shkreli, former CEO of Turing Pharmaceuticals LLC, is sworn in to testify at a House Oversight and Government Reform hearing on "Developments in the Prescription Drug Market Oversight" on Capitol Hill in Washington February 4, 2016. Shkreli invoked his Fifth Amendment right against self-incrimination and declined to answer questions on Thursday from U.S. lawmakers interested in why the company raised the price of a lifesaving medicine by 5,000 percent.  REUTERS/Joshua Roberts TPX IMAGES OF THE DAY - RTX25HGY

Martin Shkreli, që para disa muajsh mori nofkën “shqiptari më i urryer në internet” ka lëshuar sërish deklarata të çuditëshme. Ai është cilësuar si “Trump i vogël” dhe është shprehur se mund të jetë edhe “Mbret i Shqipërisë”.

Njëkoesisht ai ka bere te ditur boterisht se do të mbështesë kandidatin Donald Trump në zgjedhjet presidenciale.
Kjo është zhvendosja e radhës politike e “djalit të keq të farmaceutikës” që krijoi një dallgë të paparë antipatie kur ngriti “brenda natës” çmimin e një ilaçi jetik 5,000 herë më shumë sesa kishte qenë përpara se të blinte monopolin për të.
Djali i fëmijëve emigrantë që dikur lavdërohej si një gjeni në Wall Street po përballet me padi të rënda federale për abuzim me investuesit, punëdhënësit dhe firmat e fondet që ka drejtuar në vite.
Shkreli dukej se ka qenë fillimisht mbështetës i Hillary Clinton, por pas deklaratave të ashpra të saj që e paraqitën atë si një simbol të abuzimeve të një industrie farmaceutike të dalë jashtë kontrollit, ai zhvendosi mbështetjen e tij te Bernie Sanders, duke i dërguar publikisht një çek, prej 2,500 dollarësh.
Më vonë fushata e senatorit deklaroi se e kishte refuzuar çekun dhe ia kishte përcjellë një fondacioni bamirës.
Pas kësaj, Shkreli filloi zhvendosjen te Republikanët, duke përfunduar dje në një mbështetje të hapur për Donald Trump.
Shkreli që me disa veprime të tij i ka bërë njerëzit të vrasin mendjen nëse kanë të bëjnë me një grykës të pangopur që pasurohet në kurriz të punës kërkimore të shkencëtarëve e mjekëve dhe në kurriz të të sëmurëve nevojtarë, apo është një ekstrovert që kërkon në mënyrë të parreshtur të jetë në vëmendjen e të tjerëve edhe nëse çmimi është urrejtja apo neveria masive.
Ai sigurisht nuk është i pari në “Farmën e Madhe” që lejohet nga ligji të abuzojë me çmimet e ilaçeve dhe shërbimeve, mirëpo sigurisht nuk ka shoq në brutalitetin dhe mungesën e taktit me të cilën e transmetoi strategjinë e tij në treg.
Media dhe aktvistë që e shohin me shqetësim kandidatin Donald Trump kanë nxituar ta japin këtë lajm mbështetjeje ndoshta si një mjet për ta përforcuar karikatruën me të cilën përshkruajnë miliardierin republikan.
Për hir të të vërtetës, Donald Trump e ka quajtur Martin Shkrelin “një birbo të përkëdhelur”, kur plasi skandali i ilaçit Daraprim.
Lajmi e ka rihedhur Shkrelin në qendër të vëmendjes së rrjeteve sociale, një situatë të cilën ai e dashuron.
Shkreli ka maninë t’u përgjigjet një për një atyre që e kritikojnë apo ofendojnë dhe armiqtë e Donald Trump thonë se ai në fkt vepron si një “Trump i vogël”.
Një shkëmbim ishte veçanërisht interesant për lexuesin shqiptar.
Gazetari i njohur nga Klan Kosova, Xhemajl Rexha reagoi në Tuitwr pas deklaratës së Martin Shkrelit se do të mbështeste Trump me një mesazh që mund të përkthehet: “Tërësisht budallë” apo “Budallai i kompletuar”.
Përgjigjia nga Martin Shkreli ishte: “Do të ndryshoj kur të bëhem Mbreti i Shqipërisë dhe të marr median nën kontroll…”
Rexha iu kundërpërgjigj se është nga Kosova dhe nuk do të ndryshojë duke i përmendur rolin e Hillary Clinton në pavarësimin e Kosovës.
Po ndërkohë Shkreli ka lëvizur te të tjerë kritikë dhe ofendues të figurës së tij internetike. Pas kaq kohësh një tufë e madhe njerëzish po e urrejnë njëkohësisht. Dhe ai është i lumtur.
Loading...
Loading...
Loading...