Loading...

E ftuar në “Mos i fol shoferit”, së fundmi ishte këngëtarja Julka Gramo e cila gjatë emisionit rrëfeu historinë e dashurisë me DJ. Andin.

Çifti janë prej shumë vitesh së bashku, por martesa erdhi 10 vite më vonë dhe sot janë prindër të dy fëmijëve. Në fillim të lidhjes, Julkës i thonin shpesh të martohej me Andin për të marrë dokumenta italiane, por ajo refuzoi. Pas 10 vitesh ata u martuan me të vërtet pasi Andi i propozoi për martesë, shkruan Xing.

“Unë nuk është se kam besuar ndonjëherë tek martesa. Kishte dhe nga ata që më thonin, “Martohu mi, se ka dokumenta italiane”. Unë i thoja, po ç’i dua. Edhe mamaja vet më thoshte, “Po pse nuk martoheni?”. Unë i thoja, “Unë të martohem për letra, asnjëherë”. Sigurisht ne ishim të dashuruar, por konotacioni që i jepnin disa njerëz. Unë tani mund të kisha pasaportë italiane, por kur të vijnë mendtë, nuk t’i hanë as qentë”, tha Julka.

“Djali, Iani erdhi pas 10 vitesh, kur ai vërtetë më propozoi për martesë. Kur unë bëja 30 vjeç, gjatë darkës nxjerr një gjë dhe mban një fjalim shumë të bukur, që na emocionoi të gjithëve. Ndërkohë që nuk kishte qenë këtu, kishte qenë në Itali.

Në bashkëpunim me shoqen time Jonidën, i kishin bërë në fshehtësi të gjitha. Kishin marrë unazën, masat, kishin porositur dhe ishte moment shumë i bukur.

Dhe i thashë, prita prita, por ja, më propozove tamam, siç duhet. Ja vlejti pritja se ishte një emocion shumë i bukur. Ditën e nesërme, paçka se kishim shumë vite me njëri-tjetrin dhe bashkëjetonim, ishte një ndjesi shumë e bukur.

Kurrë nuk e kam pas thënë burri apo gruaja, nuk e di pse kjo fjala më bezdis shumë.

Edhe sot e kësaj dite qeshim kur them, “Ky është Andi, i dashuri im.” “Si the mi, si the?” (Ia kthen ai.) kemi 20 vjet bashkë, kemi kalama, por është i dashuri. Të dashur e konsideroj akoma. Ndonjëherë kur jam me nerva, i them dhe burrë”, tregoi Julka.

Loading...
Loading...
Loading...