Loading...
Loading...

Një australian 28-vjeçar eshte autor i masakres ne dy xhami në Zelandën e Re, duke lene te pakten 40 viktima.
Mediat e huaja raportojne se dëshmitarët thane se dëgjua 50 të shtëna nga armët e tij, duke përfshirë një armë gjahu gjysmë-automatike dhe një pushkë. Sulmi ndodhi në xhaminë Al Noor në Christchurch.

Vrasësi – i cili e identifikoi veten në Twitter si Brenton Tarrant nga Grafton, nuk ngurroi te transmetonte gjithcka live. Sulmi ndodhi ne kohen e lutjeve te se pretmes.

Një video e parë nga Daily Mail Australia duket autori duke qëlluar në dhjetera njerëz ndërsa përpiqen të ikin.

Tre vetë besohet të jenë në paraburgim, si autore, duke përfshirë tre burra dhe një grua.

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacnda Ardern tha se nuk ishin në listat e dyshuara per terrorizem.

Njëri prej tyre u arrestua ndërsa kishte veshur një jelek vetëvrasës, ndërsa nje tjeter me uniforme ushtarake u arrestua jashtë shkollës së mesme Papanui.

Një total prej 30 vetë u vranë në xhaminë Al Nur. Të tjerët vdiqën në xhaminë e Linwood Avenue, tre prej të cilave ishin jashtë xhamisë.

Dhe 20 të tjerë u raportuan si të plagosur rëndë në dhomën e urgjencës të Spitalit të Christchurch.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, ka thënë se një nga të arrestuarit është qytetar australian.

Ai e ka përshkruar të dyshuarin e sulmit si “terrorist të dhunshëm të ekstremit të djathtë”.

Loading...
Loading...
loading...