Loading...

Masakër në një lokal në Elbasan. 3 të vdekur dhe 8 të plagosur është bilanci paraprak i një akti të tmerrshëm të ndërmarrë nga autorë të paidentifikuar nga policia. Ngjarja ndodhi në një lokal në anë të rrugës nacionale në lindje të unazës jugore të qytetit Elbasan në afërsi të Krastës.

Sipas të dhënave paraprake, autorët e veshur me uniforma policie kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të lokalit pa bërë asnjë diferencim. Më pas ata janë larguar në drejtim të paditur të ndihmuar nga rruga aty pranë, errësira dhe afërsi me Kodër Krastën.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie të cilat kanë ndihmuar në transportimin e të vrarëve dhe të plagosurve. Por dy prej tyre kanë ndërruar jetë në vend, dhe një i tretë në spital.

Të plagosurit e tjerë janë transportuar për në spitalin kirurgjik të Elbasanit ku kanë marrë ndihmën e parë. Më pas katër prej tyre janë nisur për ndihmë të specializuar në drejtim të Tiranës duke u transportuar me helikopter.

Në ndihmë të policisë së Elbasanit kanë mbërritur edhe forca të ndrërhyrjes së shpejtë, FNSH,së Reneas dhe forca të policive të drejtorive Tiranë, Durrës e Fier. Në rrugët kryesore si Elbasan-Librazhd, Elbasan-Gramsh, Elbasan-Tiranë, Elbasan- Durrës,  janë vendosur postblloqe të shumtë policie.

Ende nuk dihet se sa persona janë shoqëruar për në polici. Drejtoria e Policisë bëri me dije se në orët e vona janë shoqëruar disa persona te cilët mendohet se mund të japin informata të vlefshme rreth ngjarjes.

Sipas të dhënave autorët e veshur me uniformë policie janë afruar me një automjet tip gri dhe pasi kanë dalë nga automjeti kanë qëlluar me breshëri në drejtim të lokalit pa kryer asnjë selektim, ndonëse objekt i atentatit mund të kenë qenë persona të caktuar.

Emrat e të vdekurve

Agron Çapja, Ardit Sinakolli dhe Eno Bedalli

Të plagosur

Ardian Zharri

Fejzulla Çapja

Ferit Muça

Luan Muça

Bujar Rreshka

Florenc Çapja

Arnold Çapja

Hetimet

Pista kryesore e hetimit mbetet ajo e hakmarrjes. Ngjarja dyshohet s eka lidhje me një konflikt të vjetër në të cilën është përfshirë familja Çapja. Në vitin 2005 në një lokal u ekzekutua vëllai i tyre Sokol Çapja. Pas këtij ekzekutimi ka pasur një seri ngjarjesh dhe atentatesh, por asnjëherë nuk u provua se në këto atentate ishte përfshirë familja Çapja. Për hetuesit kjo mbetet pista kryesore, por nuk përjashtohen edhe pista të tjera.

Elbasan, mbërrin ministri Tahiri dhe Drejtori i Policisë së Shtetit

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Drejtori i Përgjithshëm Haki Çako kanë mbërritur në Drejtorinë e Policisë Elbasan.  Ata kanë realizuar një takim me efektivat e kësaj drejtorie e njëkohësisht edhe drejtues të forcave Renea, FNSH-së  etj.

Ministri i ka kërkuar vartësve të tij që të zbulohet sa më shpejt ngjarja dhe të kapen autorët.

Loading...
Loading...
Loading...