Loading...

qipro-vrasja-7

Policia qipriote ka implikuar edhe një shqiptar si autor të masakrës së Qioros. Por autoritetet ende nuk kane dhëne emrin e autorit qe ka mbetur i vrare.

Sulmi vdekjeprurës nga të shtënat në Ayia Napa mbrëmjen e së enjtes që rezultoi me vdekjen e katër personave, përfshirë dhe atentatorin, që është identifikuar me kombësi shqiptare.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 10:30 në rrugën Katalymaton, një distancë e shkurtër nga një vend ku katër vjet më parë ekzaktësisht në të njëjtën ditë, u qëlluan pesë persona për vdekje.

Viktima e synuar në këtë sulm nuk ka qenë kush tjetër përveçse Phanos Kalopsiditis, një nga katër të vdekurit. Babai plak i Kalopsidiotis është vrarë dy vjet më parë në një tjetër atentat të ngjashëm të bandave kriminale.

Duke folur për mediat, zëdhënësi  i Policisë së distriktit Famagusta, Georgious Economou tha se viktima Kalopsidiotis – një biznesmen lokal në zonë – kishte qenë i ulur me pesë persona të tjerë në restorante, ndërsa tre truprojat e tij ishin ulur në tryezën ngjitur.

“Ndodhi kur dy ose tre burra me maska hynë në restorant dhe hapën zjarr mbi tryezë me pistoleta dhe armë automatike. Si rezultat, Kalopsidiotis, oficeri i policisë Elias Hadjiefthymiou dhe bashkëshortja Skewi u vranë”.

Gjatë shkëmbimit tw zjarrit, një nga rojet që arriti të qëllonte për vdekje njërin nga vrasësit – thuhet se ishte një 41-vjeçar me origjinë shqiptare.

Edhe dy persona në tryezë – njeri thuhet të ishte një policë jashtë detyrës nga Nicosia dhe një truprojë – u plagosën.  Të dy fëmijët të moshës 13 dhe 14 vjeç të çiftit Hadjiefthymiou shpëtuan të padëmtuar pasi hynë poshtë tryezës.

Burimet thanë se vrasësi kishte përdorur një kallashnikov dhe se dy armë u gjetën në vendin e ngjarjes të premten në mëngjes, pistoleta e shërbimit të oficerit të MMAD dhe arma e përdorur nga vrasësi.

Policia është duke krehur zonën për të mbledhur prova.

Një makinë është djegur dhe braktisur në një karburant jashtë Ayia Napa afër varrezave të reja dhe policia është duke hetuar nëse ka lidhje me të shtënat veçanërisht me kallashnikovin. Policia është duke sekuestruar edhe pamjet e kamerave të vëzhgimit në zonë.

Trupat e të vdekurve në orën 6:00 të mëngjesit të së premten u transferuan në spitalin e përgjithshëm të Nicosia.

Agjencitë turistë në Ayai Napa kanë frikë se të shtënat do të kenë impakt negativ në biznesin  e resorteve turistike të zonës në një kohë kur shifrat po tregojnë rritjen e numrit të vizitorëve për vitin 2016.

Loading...
Loading...
Loading...